Dyshja vushtrriase e gjyqtarëve, Eshref Beqiri e Ilir Krasniqi kanë drejtuar edhe një ndeshje të garave evropiane.
Këtë fundjavë është konfirmuar prania konstante e anëtarëve të FHK-së në Kupat Evropiane me zyrtarë të ndeshjeve.
Beqiri e Krasniqi të dielën ishin gjyqtarë të takimit të parë të 1/8 të finales së Kupës Evropiane (meshkujt) në mes të CSM Bucurestit dhe AEK-ut të Athinës.
Në ndeshjen e drejtuar nga anëtaret e Federatës së Hendbollit të Kosovës, skuadra rumune fitoi me rezultat 28-23.