Site icon Telegrafi

Hëna, fëmija i parë e lindur në Pejë

Ministri i Shëndetsisë, Armend Zemaj në ndërrimin e motmoteve ka vizituar Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ku pasi i ka përgëzuar për punën, ka theksuar se mantelbardhët e kanë dëshmuar veten në çdo kohë.

Zemaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se mjekët dhe infermierët janë heronjtë e vendit.

“Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, në ndërrimin e motmoteve, kam qenë i nderuar nga pritja e ngrohtë në krye me drejtorin, Dr. Skënder Dreshaj. Pasi i përgëzova për punën, theksova se mantelbardhët e kanë dëshmuar vetën në çdo kohë dhe për këtë jemi krenar. Po ashtu, e vizitova nënën dhe foshnjën e parë të vitit 2021. Foshnja e parë, ishte vajzë e shëndetshme dhe gjendja shëndetësore e nënës është e mirë. Hanës së vogël i dëshiroj rritje të shëndetshme. Mjekët dhe infermierët janë heronjtë tanë. Në festën e ndërrimit të motmoteve ata kujdesen për fillimin e mbarë të foshnjës së porsalindur”, ka shkruar Zemaj në Facebook. /Telegrafi/

Urime, gëzuar Viti i Ri 2021!

Exit mobile version