Site icon Telegrafi

Helmohen me ushqim pesë pjesëtarë të FSK-së, Ministria e Mbrojtjes thotë se ushtarët tani janë shëndosh e mirë

Foto: Arkiv

Pesë ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë helmuar pasi kanë ngrënë syfyr në kazermën “New Born” në Gjilan.

Ministria e Mbrojtjes përmes një postimi në Facebook thotë se ushtarët janë shëndoshë e mirë dhe nuk ka arsye për shqetësim.

“Me të marrë informacionin, SHP i FSK-së ka marrë masat e duhura sipas procedurave standarde operative dhe deri më tani kemi të konfirmuar se të gjithë pjesëtarët që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, tani janë shëndosh e mirë dhe nuk ka asnjë arsye për shqetësim”.

Ministria thotë se janë marrë mostrat e ushqimeve për të parë shkaktarët që kanë rezultuar në çrregullimin shëndetësor të ushtarëve.

Gjithashtu, përmes mekanizmave tanë zyrtar mjekësor si dhe në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), janë marrë mostrat e ushqimit dhe jemi duke pritur rezultatet e analizave që do të mundësojnë identifikimin e shkaktarëve të mundshëm, që kanë rezultuar me çrregullimin shëndetësor të pjesëtarëve tanë./Telegrafi/

Exit mobile version