Telegrafi

Helmohen me barna tre fëmijë në Graçanicë

Tre fëmijë janë helmuar me barna gjatë ditës së djeshme në Graçanicë.

Policia e Kosovës bën të ditur se fëmijët ishin vetëm në shtëpinë e tyre dhe se ata kanë përdorur një sasi të madhe të barnave, transmeton Telegrafi.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar i ka lënë në shtëpi tre fëmijët e tij të moshës 7 , 8 dhe 10 vjeç të cilët më pas u pranuan në spital pasi që të njëjtit kanë përdorur një sasi të madhe barnave”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Polica njofton se tre fëmijët janë në përkujdesje të mjekëve në spital, kurse me rastin është njoftuar prokurori./Telegrafi/