Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar pronarin e një lokali në Gjilan.
Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se në lokalin e personit të dyshuar janë helmuar nga ushqimi 22 klientë.
“Lidhur me rastin me datën 29.08.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pronar i një lokali, pasi që në lokalin e njëjtë si pasojë e konsumimit të ushqimit janë helmuar ankuesi mashkull K-Shqiptar dhe 21 klientë të tjerë. Të gjithë të helmuarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftimin e Policisë, transmeton Telegrafi.
Policia bën të ditur se me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/