Site icon Telegrafi

Hellas Verona konfirmon shërimin e lojtarit të tyre nga coronavirusi

Hellas Verona ka njoftuar tashmë se mesfushori i tyre Mattia Zaccagni është shëruar nga coronavirusi.

Klubi italian zbuloi se 24-vjeçari kishte rezultuar pozitiv në testin për Covid-19 në mes të marsit, kur ai ishte tashmë në izolim si masë paraprake për shkak të ndeshjes së tyre kundër Sampdorias më 8 mars.

Zaccagni shënoi gjatë lojës, ndërsa më vonë Sampdoria zbuloi se disa teste pozitive rezultuan në mesin e lojtarëve të tyre.

Lexo po ashtu Ekipi i Amir Rrahmanit, Hellas Verona konfirmon rastin e parë me coronavirus

Ai ishte lojtari i parë i Veronas që u gjet pozitiv për coronavirus dhe klubi sot ka njoftuar shërimin e tij në faqen e tyre zyrtare.

Mattia Zaccagni

“Hellas Verona njofton se, sipas protokollit, Mattia Zaccagni ka kryer një test diagnostik për coronavirus-Covid 19 në orët e kaluara”.

“Testi ishte negativ”.

Lexo po ashtu Lojtari i Veronas, Badu rrëfen tmerrin e muajve të fundit: Motrën ma vranë, unë isha gati të vdisja nga sëmundja

“Futbollisti është rikuperuar dhe nuk do t’i nënshtrohet më izolimit në shtëpi”, thuhet në deklaratë.

Zaccagni shënoi një gol dhe bëri shtatë asistime në 23 paraqitjet e tij në Serie A për Veronën këtë sezon. /Telegrafi/

Exit mobile version