Site icon Telegrafi

Helikopterin ushtarak që e bleu përmes internetit, e shndërroi në ‘motel’ të rehatshëm (Foto)

William Roughton nga Lincolnshire i Anglisë, shpenzoi 25 mijë euro në një helikopter ushtarak që është nxjerrë nga funksioni, për ta kthyer në ‘motel’.

Fermeri kaloi gjashtë javë duke u angazhuar, për ta kthyer në një hapësirë qëndrimi – pa ia ndryshuar kabinën e pilotit, ndërsa ia shtoi sistemin e ndriçimit dhe aparatin që ia imiton zhurmën origjinale, transmeton Telegrafi.

Këtë fluturake, ai e kishte blerë për 20 mijë euro, përmes një reklame që e pa teksa po hulumtonte diçka në Google.

Shokët i huazuan rreth pesëmijë euro, me të cilat punoi për ta kthyer në një lloj moteli, të cilin e lëshon me qira përmes Airbnb.

Për 40 euro në natë, klientët mund të qëndrojnë në shtratin dysh dhe të shikojnë në televizionin prej 32-inch. Në dysheme është e instaluar ngrohja, teksa anash është një tavolinë për kafe dhe një frigorifer i vogël.

Fluturakja që është shfrytëzuar vetëm për ushtrime ushtarake, është e vendosur pranë një parku që dikur e shfrytëzonte ushtria.

Godinat që janë afër, janë gjithashtu motele, banjat e së cilit i shfrytëzojnë klientët që kalojnë natën në helikopterin e transformuar. /Telegrafi/

Exit mobile version