Telegrafi

Helikopteri përplaset në një ndërtesë në New York, deshi të zbret në kulm (Video)

Një helikopter është përplasur në një ndërtesë të lartë në Manhattan të New Yorkut.

Siç raportojnë mediat amerikane, e gjitha ndodhi në 7 Avenue, kurse policia fillimisht kishte menduar se bëhet fjalë për një aeroplan.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të shumta të zjarrfikësve, kurse raportohet se piloti i helikopterit kishte dashur të zbret në kulmin e ndërtesës, por para se të prekte në “pistë” kishte shpërthyer një zjarr i madh.

E sipas dëshmitarëve okularë, shpërthimi ishte aq i madh sa që u është dukur sikur e gjithë ndërtesa po dridhej. /Telegrafi/

https://twitter.com/Breaking911/status/1138149720889671681