Karvani ushtarak që po udhëtonte jashtë qytetit të Voronezhit u sulmua nga forcat ajrore ruse.
Reuters bërë të ditur se helikopterët rus kanë qëlluar një kolonë të armatosur të grupit mercenarë rus, Wagner.
Kamionët që transportonin automjete ushtarake u panë duke lëvizur përgjatë autostradës M4, e cila lidh Voronezhin dhe Moskën përmes rajonit të Lipetsk.
Voronezh është një nga dy qytetet – tjetri është Rostov-on-Don, më në jug – në të cilin mercenarët e Wagneri thuhet se po i kontrollon me direktivat e Yevgeny Prigozhin.
Ndërkohë, Wagner raportohet se kanë rrëzuar një aeroplan dhe një helikopter duke shkaktuar edhe tre viktima.
Ndryshe, presidenti rus Vladimir Putin këtë rebelim të Prigozhinit e ka cilësuar si tradhti dhe ‘thikë pas shpine për Rusinë’. /Telegrafi/
/1. As claimed, by Russian media, strike on trucks somewhere in Voronezh region. Passenger and driver said to have died. Equipment that looks like a military one is visible. Perhaps it was the target but strike was not delivered accurately. pic.twitter.com/8DO3zKDzIj
— Special Kherson Cat 🐈🇺🇦 (@bayraktar_1love) June 24, 2023