Site icon Telegrafi

Helikopterët bjellorusë shkelin hapësirën ajrore polake – Polonia dërgon ushtarë në kufirin me Bjellorusinë

Ministria polake e Mbrojtjes ka bërë të ditur se dy helikopterë bjellorusë që po kryenin stërvitje pranë kufirit, kanë kaluar në hapësirën ajrore të Polonisë.

Bjellorusia kishte njoftuar paraprakisht Poloninë se po zhvillonte stërvitje ushtarake në afërsi të zonës kufitare, raporton skynews.

“Kalimi kufitar u zhvillua në rajonin Bialowieza në një lartësi shumë të ulët, duke e bërë të vështirë zbulimin nga sistemet e radarëve”, shtoi ai.

Bialowieza është një fshat i vogël me më shumë se 2000 njerëz, i cili gjendet një kilometër brenda kufirit Poloni-Bjellorusi.

Ndërkohë, Bjellorusia përmes ministrisë së Mbrojtjes i përshkroi akuzat si “të pamenduara dhe politike për të justifikuar grumbullimin e forcave dhe mjeteve në kufirin bjellorus”.

Ndryshe, Polonia do të dërgojë më shumë trupa në kufirin e saj lindor me Bjellorusinë, por nuk ka konfirmuar se sa ushtarë. /Telegrafi/

Exit mobile version