Site icon Telegrafi

Helikopterë “Black Hawk” për Forcën Ajrore shqiptare (Foto)

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka arritur marrëveshje me Departamentin Amerikan të Mbrojtjes dhe me qeverinë amerikane për të modernizuar flotën ajrore shqiptare, duke rritur kapacitetet e saj me helikopterë të tipit “Black Hawk”.

Ministrja Xhaçka tha se falë kësaj mbështetjeje të jashtëzakonshme të aleatit tonë strategjik, do të rritet edhe gatishmëria dhe operacionaliteti i Forcës Ajrore shqiptare.

“Garda kombëtare e Nju Xhersit të cilën pata kënaqësi ta vizitoj gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të bëjë gjithashtu trajnimin e pilotëve dhe teknikëve tanë si dhe do të kujdeset për mirëmbajtjen e helikopterëve”, deklaroi Xhaçka. /kp/Telegrafi/

Exit mobile version