Diva hollivudiane, Helen Mirren, është kritikuar për zgjedhjen e një aksesori në kombinimin e saj.
73-vjeçarja e ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, në të cilën shihet e veshur me rroba të përditshme.
Për dallim nga paraqitjet e saj në tepihun e kuq, aktorja është shfaqur me rroba të zakonshme – pantallona të zeza dhe një bluzë të ngushtë, ndërsa në shpinë kishte një çantë të zezë.
Pikërisht, ky aksesor u ka rënë në sy ndjekësve të saj, shumë prej të cilëve nuk u ka pëlqyer.
“Jo, jo, jo, Helen. Ti je aq e bukur dhe e përsosur. Pse e mban atë çantë? Nuk i ke më 19 vjet”.
“Siç po shoh, je kthyer në shkollë”.
“Je shumë e moshuar për ta mbajtur atë” – janë disa prej komenteve.
Të tjerët i kanë kushtuar vëmendje çmimit të asaj çante (441 euro), e cila është prodhim i brendit luksoz amerikan, Tumi.
Helen Mirren është aktore angleze, e cila ndër çmimet e shumta, e ka fituar çmimin Oscar (“The Queen”, 2007), si dhe i ka fituar çmimet Olivier dhe Tony si aktorja më e mirë në teatër. /Telegrafi/