Site icon Telegrafi

Hekurudhat e Maqedonisë: Rikthehet treni Shkup – Prishtinë

Ndërmarrja Publike “Hekurudhat e Maqedonisë” informon se nga data 9 mars (e hënë), do të rikthehet në qarkullim treni i udhëtarëve në relacionin Shkup-Prishtinë dhe anasjelltas.

Nga ndërmarrja thonë se treni i cili bart udhëtarët nga kryeqendra e Maqedonisë së Veriut në kryeqytetin e Kosovës, u përball me një ndërprerje të qarkullimit nga shkaku i disa problemeve të natyrës teknike dhe tashmë me tejkalimin e të njëjtave, ai sërish vihet në funksion.

“Orari i trenave mbetet i njejti si më parë. Nisja nga Shkupi do të jetë në ora 16:10, ndërsa treni pritet të mbërrijë në Prishtinë në ora 19:10. Për sa i përket relacionit Prishtinë –Shkup, nisja do të bëhet në ora 07:10, ndërsa treni pritet të mbërrijë në Shkup në ora 09:52”, thonë nga ndërmarrja.

Ata shtojnë se rivendosja në itinerar të trenit në fjalë, pritet të shtojë dukshëm lëvizjet е udhëtarëve, aq më shumë kur kemi parasysh nevojat e përditshmërisë që kanë qytetarët, si dhe lidhjet farefisnore të njerëzve në të dyja anët e kufirit./Telegrafi/

Exit mobile version