Site icon Telegrafi

“Hekurudhat e Maqedonisë” nga e hëna në grevë

Punonjësit e hekurudhës në tubimin e sotëm vendosën që të hënën të fillojnë grevë për shkak të siç thonë ata, premtimeve të papërmbushura nga ushtruesi i detyreës, drejtori Igor Korunovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Makinistët kërkojnë rritjen dhe barazimin e koeficientit të të gjithë makinistëve, përqindjet e shtesës së pagës, për punë gjatë natës dhe punë në fundjavë dhe gjatë festave, të cilat u janë marrë dhjetë vjet më parë. Ata kërkojnë dhe respektimin e afateve për pagesën e rrogave.

Nga sindikata e makinistëve thonë se do të kërkojnë takim me ministrin e ri të Transportit dhe Lidhjeve./Telegrafi/

Exit mobile version