Site icon Telegrafi

Hekurudhat e Maqedonisë kanë nënshkruar Deklaratën Evropiane për kulturë siguri në hekurudha

Në Samitin për kulturë të sigurisë në sektorin e hekurudhave që u organizua në Dubrovnik, u nënshkrua Deklarata Evropiane për kulturë sigurie në hekurudha.

Këtë deklaratë e nënshkroi edhe drejtori i “Hekurudhat e Maqedonisë”, Irfan Asani, i cili tha se deklarata paraqet dokument të rëndësishëm për zhvillimin e mëtutjeshëm të komunikacionit edhe në Maqedoni.

Me këtë deklaratë të gjithë nënshkruesit së bashku, në mënyrë aktive do të nxisin respektin e ndërsjellë, ndihmën dhe bashkëpunimin për të ngritur besimin në mes vete që të mundet puna të kryhet në mënyrë të sigurt, duke përfshirë dhe përshkrimin në vendin e punës, mjetet, trajnimin dhe procedurat. /Telegrafi/

Exit mobile version