Telegrafi

Hekurudhat e Maqedonisë edhe më tej në ndërprerje, kërkohet zgidhje për pagën

Të punësuarit në Hekurudhat e Maqedonisë, të cilët protestojnë me bllokadë në komunikacion hekurudhor tani dy javë me radhë. Edhe pse janë takuar me drejtorin e HM Transport, Igor Korunoski, por ende nuk është arritur marrëveshje për ndërprerje të protestës, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.

Sipas Korunoskit, kontaktet me të punësuarit do të vazhdojnë dhe kërkohet zgjidhje që gjatë ditës të fillohet me punë. Ai apeloi dje që punonjësit të fillojnë me punë, duke theksuar se vetëm kështu do të mund të faturohen paratë për pagën përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve. /Telegrafi/