Site icon Telegrafi

Hekurudha Tiranë-Durrës, Rama nxjerr pamjet: Drejt përfundimit traseja për vendosjen e shinave

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë sot pamjet nga ecuria e punimeve për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës dhe degëzimi në aeroportit “Nënë Tereza”. 

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka shkruar se e gjithë traseja hekurudhore për vendosjen e shinave është drejt përfundimit.

Me përfundimin e projektit, koha që do të nevojitet për të udhëtuar nga qendra e Tiranës drejt aeroportit “Nënë Tereza” do të jetë rreth 12 minuta me tren ekspres ndërsa nga qendra e Tiranës deri në qendër të Durrësit do të duhen afro 22 minuta.

Ndërtimi i hekurudhës financohet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Bashkimi Evropian dhe pritet të përfundojë në vitin 2024.

Vlera e investimit llogaritet 70 milionë euro i ndarë në dy pjesë. Pra 50 për qind janë grante, kurse 50 për është kredi me terma të butë e akorduar nga BERZH. /Telegrafi/

Exit mobile version