Telegrafi

Hekuran Krasniqi sjell projektin e ri me Vjosa Eminin

Këngëtari i njohur shqiptar, Hekuran Krasniqi, ka publikuar videoklipin e ri.

Bashkëpunimi është i pari i dy këngëtarëve, ndërkaq bëhet fjalë për një projekt romantik.

Videoklipi i ri i Vjosës dhe Hekuranit është xhiruar në Budvë të Malit të Zi.

“Hajde një Natë” titullohet ky projekt ritmik i këngëtarit.

Teksti është shkruar nga Alban Miroci dhe projekti është mjaft atraktiv.

Më parë Hekurani ka gëzuar bashkëpunime të suksesshme me grupin “Fisnikët”.

Këngëtari është i angazhuar edhe në studion e tij ku realizon projekte muzikore. /Telegrafi/