Site icon Telegrafi

Hekuran Krasniqi paralajmëron bashkëpunimin e ri me Vullnet Zhuniqin

Këngëtari Hekuran Krasniqi ka paralajmëruar bashkëpunimin e ri.

I njohur për hitet e tij dhe këngët e suksesshme, Hekuran Krasniqi është një prej emrave më të dashur të publikut shqiptar.

Ai ka konfirmuar projektin e ri të tij që do të publikohet shumë shpejt.

Bashkpunëtor në projektin e ri është këngëtari i muzikës pop folk, Vullnet Zhuniqi, i njohur për potencën e tij vokale.

Hekuran Krasniqi realizoi një varg hitesh në kohët e fundit, e vlen të përmenden ato me grupin “Fisnikët”.

Hekuran Krasniqi do të punojë vet në projektin në fjalë pasi është edhe vet producent. /Telegrafi/

Exit mobile version