Këngëtari i njohur, Hekuran Krasniqi, ka publikuar këngën e tij më të ri në bashkëpunim me Vullnet Zhuniqin.
“Mbretëreshës” titullohet kënga e tyre më e re, e cila është një serenatë e bukur dhe ritmike.
Për tekstin dhe muzikën e kësaj kënge është kujdesur vet Hekuran Krasniqi.
Kënga është realizuar edhe me klip, në të cilin dyshja shfaqen me një performancë mjaft të veçantë, dhe që i përshtatet tematikës së këngës.
Hekuran Krasniqi është mjaft aktiv në muzikë me projekte të shumta, të cilat priten gjithmonë mirë nga publiku.
Gjithashtu nuk mungon edhe angazhimi i tij në koncerte e mbrëmje të ndryshme muzikore.
Për fundvit, ai do të vazhdojë të jetë shumë i angazhuar në programet festive. /Telegrafi/