Këngëtari Hekuran Krasniqi dhe Venom Seferi kanë publikuar së fundmi këngën e tyre më të re me titull “Pranoje”.
Këngë është ritmike dhe është punuar nga studio “By Heki”, e cila është në pronësi të vet këngëtarit në fjalë.
Vargjet e tekstit i kanë shkruar vet dyshja në bashkëpunim me Gzim Hysenin.
Ndërsa pjesë e klipit, janë edhe kitaristët: Astrit Stafa dhe Agron Peni.
BUG Production janë produksioni, së cilit i është besuar ana vizuale e këtij projekti. /Telegrafi/