Telegrafi

Hekuran Krasniqi dhe LMN publikojnë këngën e re “Bella”

Foto: YouTube

Këngëtari i njohur nga Prizreni, Hekuran Krasniqi dhe LMN kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.

“Bella” mban titullin kënga e tyre e re, e cila është me ritme verore.

Muzika dhe teksti janë realizuar nga vet Hekurani, në studion e tij “Heki”.

Foto: YouTube

Kënga është vizualizuar edhe me klip, xhirimet e së cilit janë kryer në bregdetin shqiptar.

Hekuran Krasniqi ndërkohë vazhdon të jetë shumë aktiv me prurje të shumta muzikore, dhe koncerte të shumta. /Telegrafi/