“Sa shumë lot” titullohet projekti më i ri Hekuran Krasniqit që pritet të lansohet ditën e hënë.
Është fjala për një tjetër bashkëpunim të kantautorit të njohur që do të vijë me këngëtaren Jehona Shaqiri.
Vet Hekurani qëndron prapa kësaj kënge, të cilës ia ka bërë muzikën dhe e ka shkruar tekstin.
Kantautori nga Prizreni është mjaft aktiv me materiale të reja muzikore, ndërsa duetet e tij janë mjaft të shpeshta.
Së fundmi, ai ka realizuar dy bashkëpunime me Egzon Pirecin dhe një tjetër me Sulltan Hajollin.
Ndërsa nga bashkëpunimet e suksesshme janë duetet me Agim Gërgurin dhe “Fisnikët”, “Ajo më mbyti” dhe “Kënga ime”.
Bashkëpunimi i tyre i parë numëron afro 30 milionë shikime në shërbimin e shpërndarjes së videove, YouTube. /Telegrafi/