Këngëtari Hekuran Krasniqi dhe artisti Genc Leka, kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.
“Nuk mundem” titullohet kënga e tyre e re, e cila është ritmike në sensin e baladës.
Muzika dhe orkestrimi janë realizuar nga vet interpretuesi i këngës, Hekuran Krasniqi.
Ndërkohë për vargjet e tekstit janë kujdesur Adelina Xharrahu dhe Hekuran Krasniqi.
“Nuk mundem” është vizualizuar edhe me një klip mjaft të veçantë, i cili i përshtatet tematikës së këngës. /Telegrafi/