Telegrafi

Hekuran Krasniqi, Agimi dhe Fisnikët sjellin “Kënga ime” (Video)

Pas këngës shumë të suksesshme “Ajo më mbyti”, Hekuran Krasniqi, Agimi dhe Fisnikët janë mbledhur bashkë për një tjetër projekt.

“Kënga ime” mban titullin bashkëpunimi i tyre më i ri, këngë e cila është publikuar në YouTube edhe me klip.

Kënga është thuajse në të njëjtin stil sikur ajo e mëparshmja, ndërsa për muzikën dhe tekstin janë kujdesur vet protagonistët.

Klipi është mjaft veror, dhe është realizuar në disa lokacione në Ulqin, nga BUG Production. /Telegrafi/