Supermodelja Heidi Klum ka folur në lidhje me mitin se modelet nuk hanë kurrë.
“Miti se modelet nuk hanë kurrë, është krejtësisht i rremë”, ka thënë Heidi për revistën Shape, transmeton Klan Kosova.
“Unë thjesht mendoj se për shkak se ne jemi në këtë biznes, duhet të zgjedhim me shumë mençuri”.
“Kjo nuk ka ta bëjë vetëm me – të bësh kardio në mënyrë që ju të dukeni mirë dhe dobët, por kardio edhe zemrës i duhet, dhe kjo është e rëndësishme”, ka shtuar ajo.
Heidi është në ballinën e revistës Shape për muajin dhjetor, ku ka shpalosur edhe më shumë gjëra në lidhje me mbajtjen e figurës së saj të mrekullueshme.