Modelja e njohur shqiptare, Heidi Lushtaku, ka pozuar sërish për revista shqiptare.
Ajo ka pozuar për revistën Elegance, por fotografitë i ka realizuar në Zvicër.
Me pamje shumë rurale, ajo tregon se di të duket bukur në veshje të ndryshme.
Heidi ka kohë që po shijon lidhjen me boksierin, Haxhi Krasniqi.
Ajo vazhdimisht shihet në prani të boksierit, e madje edhe në stërvitje shkon me të.
Nuk dihet nëse çifti ka menduar që t’i japë fund beqarisë.
Ndryshe, Haxhi Krasniqi shpejt do të kthehet në ring për të vazhduar luftën për kampion të botës. /Telegrafi/