Telegrafi

Heidi Lushtaku publikon momentin kur i nënshtrohet testimit për coronavirus

Foto: Heidi Lushtaku/Instagram

Modelja e njohur shqiptare, Heidi Lushtaku, është mjaft aktive dhe e ndjekur nga fansat e saj në rrjetet sociale.

Ajo ndan shpesh me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj, teksa ka bërë të ditur se shumë shpejt do të publikojë një projekt të përbashkët filmik, ku prezent do të jetë edhe Sylvester Stallone.

Heidi së fundmi publikoi për ndjekësit një video të shkurtër në InstaStory, duke treguar se ka kryer testin për coronavirus.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Ajo i është nënshtruar testimit me metodën RT-PCR, teksa ka treguar momentin kur i është nënshtruar një testimi të tillë.

Foto: Heidi Lushtaku/InstaStory

“Apsolutisht nuk është e dhimbshme, vetëm pak e pakëndshme”, shkroi ajo në mbishkrimin e videos.

Lushtaku përndryshe ka qenë mjaft e përfolur këtë vit, kjo pasi ajo njoftoi se i dha fund fejesës me boksierin e njohur shqiptar, Robin Haxhi Krasniqi. /Telegrafi/