Për Heidi Lushtakun e shtuna mbrëma nuk do të jetë një natë e zakonshme.
Mbrëmja do të karakterizohet me vëmendje për Haxhi Krasniqin, boksierin e madh shqiptar i cili rikthehet në ring për titullin e kampionit të Evropës.
Ai lufton ndaj rusit Kashtanov i cili ka vetëm dy humbje në karrierë dhe Krasniqi është shfaqur në formë para këtij dueli të rëndësishëm për të.
Sigurisht se në secilin hap përcillet nga e dashura e tij, Heidi Lushtaku, e cila gjendet me të në secilin moment.
Ajo nuk i ka besuar formës së Krasniqit i cili pasi shtrëngon bicepsin tërheq vëmendjen e të dashurës së tij e cila prek atë në një postim në InstaStory.
Heidi Lushtaku do të jetë sigurisht në rreshtin e parë të duelit që zhvillohet të shtunën mbrëma në Gjermani.
Kjo përballje transmetohet në Kujtesa Sport nga ora 20:00. /Telegrafi/