Heidi Klum ka qenë ajo që gjatë këtij viti ka gjykuar vazhdimisht talentet e reja, kjo pasi ajo ka qenë e ulur në karrigen e jurisë, në spektaklin “American Got Talent”.
Por ajo vet së fundmi është “gjykuar”, nga kritikët e modës për paraqitjen e saj në koncertin e Drakes, koncert në të cilin nuk munguan edhe shumë yje të tjerë, ndër ta edhe Naomi Campbell.
Këngëtarja 43 vjeçarja dukej joshëse, ndërsa rrinte pranë mikut të saj Nick Cannon. Ajo kishte veshur një fustan të zi, gjysmë të tejdukshëm, i cili nxirrte në pah shumë gjoksin e saj dhe u cilësua si jo i përshtatshëm për një event të tillë sipas kritikëve të modës, edhe pse Heidi dukej bukur.
Naomi Campbell ishte ajo e cila u shfaq plot stil në koncert dhe morri komplimentet më të mira./Telegrafi/