Site icon Telegrafi

Heidi Klum pohon se sekreti i dukjes së saj qëndron në sasinë e kalorive që merr

(Foto: Instagram/heidiklum)

Modelja e njohur, Heidi Klum, ka zbuluar së fundmi sekretin e dukjes mahnitëse përmes profilit të saj në Instagram.

Ndër të tjera, 52-vjeçarja iu është përgjigjur pyetjeve të fansave për peshën, ndërsa ka thënë se sekreti i trupit të saj qëndron në faktin se merr vetëm 900 kalori në ditë.

Manekinia ka treguar se e nis ditën me një vakt të përbërë nga vezë të ziera në një supë të ngrohtë pule.

(Foto: Instagram/heidiklum)

Tutje gjatë komunikimit me fansat, Heidi ka qëndruar në peshore dhe ka treguar se peshon rreth 62 kilogramë. Duke qenë rreth 175 centimetra e gjatë, indeksi i saj i masës trupore (BMI) është brenda intervalit normal.

Lexo po ashtu Heidi Klum tregon atributet e saj duke pozuar me bikini ‘miniaturë’

Megjithatë, marrja e saj e ushqimit është ende një shqetësim, sepse mjekët deklarojnë se trupi i një gruaje ka nevojë për rreth 2.000 kalori për të funksionuar normalisht.

Modelja ka folur hapur edhe më parë për shprehitë e saja të të ngrënit. Kështu në një rast kishte deklaruar se han vakte të vogla çdo tre orë dhe se nuk konsumon asgjë pas orës 20:00. Përveç kësaj, ajo shpeshherë thekson në publik se frutat luajnë një rol të rëndësishëm në dietën e saj të përditshme. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/heidiklum)
Exit mobile version