Ajo shihej e buzëqeshur gjatë gjithë kohës derisa pozonte për fotografët përpara se të filmonte projektin e saj të ri
Manekinia Hejdi Klum iu bashkua sërish jurisë në programin argëtues të quajtur “America’s Got Talent”.
Këtë herë ajo ka mbërritur në studion e Pasadenës e gjitha e veshur në rozë dhe e rregulluar tërësisht, ndonëse përgatitjet për edicionin magjepsës të mbrëmjes do të vijojnë ende, transmeton Telegrafi.
Me një buzëqeshje dhe kafe në dorë, ajo ka ndarë një moment dhe u ka dhënë autografe fansave të saj.
E gjithë veshja rozë në stilin “girly” përbëhej nga një minifustan rozë dhe çizme të gjata hiri.
Ajo e kompletoi dukjen me një kardigan ngjyrë rozë, i cili në formë dhe teksturë i ngjante një rrobebanje.
Materiali i butë dhe i këndshëm është i përsosur për kombinime gjatë ditës, dhe çizmet si çorape rrumbullakosin në mënyrë të përkryer gjithë stilin e rehatshëm.
/Telegrafi/