Siç u bë e ditur më pare gjatë spektaklit, banorët janë ndarë në çifte për një përballje të drejtpërdrejtë.
Konfrontimi mes tyre ka për qëllim përcaktimin e fituesve që më pas do të shkojnë në podin final për të luftuar për titullin e këtij edicioni të spektaklit.
Heidi dhe Juli janë çifti e parë që janë futur në ringun e televotimit, duke u bërë subjekt i zgjedhjes së publikut për të vijuar rrugëtimin në këtë aventurë televizive.
Sipas rregullave të caktuara nga produksioni, votat që do të merren në televotimet e ardhshme do të bashkohen me votat që janë akumuluar gjatë gjithë javës, duke krijuar një total që do të përcaktojë se cili prej dyshes do të mbijetojë dhe kush do të largohet nga shtëpia. /Telegrafi/