Heidi Baci, e cila së fundmi u bë nuse e Romeo Veshajt në një ceremoni martese brenda shtëpisë së BBVA, u përball me një surprizë të ëmbël nga prindërit e tij.
Ata hynë në shtëpinë e spektaklit për të përshëndetur çiftin e ri, duke sjellë një moment të veçantë emocional.
Heidi, në fillim të takimit, mbeti e distancuar, pasi theksoi se nuk i njeh mirë prindërit e Romeos.
Ndërsa vazhduan bisedimet, takimi u ngroh dhe u bë gjithnjë e më emocional.
Nëna e Romeos shprehu kënaqësinë e saj për ceremoninë e martesës, duke shtuar se e ka pëlqyer shumë dasmën.
Babai i Romeos, gjatë kësaj vizite, bëri një deklaratë prekëse duke thënë se “burrat e vërtetë qajnë”.
Sapo Heidi u takua me prindërit e Romeos, edhe Romeo iu bashkua grupit në dhomën e ndenjes, ku pasuan përqafime dhe momente shumë të ngrohta familjare.
Në vazhdim të bisedës, nëna e Romeos risolli kënaqësinë që ndjeu gjatë dasmës: “Dasmën e kemi parë, na ka pëlqyer shumë. Heidi një super nuse, por edhe Romeo një yll”, u shpreh ajo me një ton plot dashuri.
“Unë jetoj me prindërit, shpirt mirëserdhe. Ne kemi dhomën tonë, shpresoj ta keni mbaruar shtëpinë. Ja për këtë ke luftuar?”, duke e bërë të qeshur të gjithë të pranishmit. /Telegrafi/