Heidi Baci është kthyer në një nga personazhet më të dashura të publikut që nga Big Brother VIP Albania 3.
Bukuroshja e rritur në Itali, po shijon periudhën pas mbarimit të këtij spektakli, ku mori famë të madhe.
Modelja shqiptare duket se është bërë nostalgjike, ndërsa ka ndarë një imazh nga fëmijëria.
Ajo shfaqet me një shami në kokë dhe një fustan me vija, ndonëse duket po aq e lezetshme sa sot.
“Unë bebe”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit.
Heidi tani po kalon kohë në Shqipëri me të dashurin e saj, moderatorin nga Vlora, Romeo Veshaj.
Ata u njohën në edicionin e tretë të Big Brother, ku edhe tani janë bërë të pandashëm. /Telegrafi/