Telegrafi

I hedhin molotov në shtëpi

Foto: Ilustrim

Një person në Podujevë raportoi se deri sa ishte në shtëpinë e tij kishte dëgjuar një eksplodim.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një shishe e cila dyshohet të jetë molotov e cila gjatë eksplodimit kishte përfshi një sipërfaqe rreth 1.5 metra katror.

Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/