Telegrafi

Hedhet shorti i Kupës së Kosovës, dy super përballje në 1/8 e finales

Foto: Arkiv

Sot në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë në praninë e Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve është bërë tërheqja e shortit për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës.

Fati deshi që në këtë fazë të ketë përballje shumë të forta, ku dy prej tyre mund të cilësohen si finale para finales

Dy skuadrat më të mëdha në futbollin kosovar, Prishtina dhe Drita do të takohen në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Përballje e zjarrtë pritet të jetë edhe ajo në Podujevë, ku Llapi pret Ballkanin.

Interesant pritet të jetë edhe sfida mes Arbërisë dhe Feronikelit, ndërsa Gjilani do të luaj në udhëtim te Istogu.

Përballjet në 1/8 e finales në Kupën e Kosovës:

A&N – Flamurtari
Llapi – Ballkani
Trepça ’89 – Ferizaj
Ulpiana – Drenica
Dukagjini – 2 Korriku
Istogu – Gjilani
Prishtina – Drita
Arbëria – Feronikeli /Telegrafi/