Telegrafi

Hedh marihuanë nga vetura në oborrin e Qendrës Korrektuese në Lipjan

Më datë 09 shkurt të këtij viti, rreth orës 15:55, një person i panjohur ka hedhur nga vetura e tij qese me marihuanë në oborrin e Qendrës Korrektuese në Lipjan.

“Raportohet se një person i panjohur me veturën e tij në lëvizje e sipër, ka hedhur nga dritarja e automjetit në oborrin e qendrës korrektuese pesë qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë totale 145 gramë”, thuhet në raportin e policisë.

Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore, të cilët kanë konfiskuar substancën e dyshuar. /Telegrafi/