Telegrafi

Hecking: Zaza dëshiron Wolfsburgun

Trajneri i Wolfsburgut, Dieter Hecking, ka thënë se sulmuesi i Juventusit, Simone Zaza e dëshiron kalimin te skuadra e tij.

Reprezentuesi italian është afër kalimit te kubi gjerman, por në kohën e fundit flitet se transferimi është stopuar.

Në orbitën e ujqërve është furur edhe sulmuesi gjerman Mario Gomez.

Lexo po ashtu Wolfsburgu lë pistën Zaza për Gomezin

“Zaza e dëshiron Wolfsburgun”, ka thënë Hecking për Wolsburger Allgemeine.

“Ai i jep mundësi klubit t’i tregojë botës se sa vlejmë ne dhe futbolli gjerman”.

Çmimi i lojtarit është 25 milionë euro. /Telegrafi/