Telegrafi

Hebrejtë tentojnë shënimin e një rekordi të ri botëror me pjekjen e bukës Challah 35 metra të gjatë

Një grup organizatash hebraike në New York, me shpresën për të vendosur një rekord të ri botëror, kanë pjekur një bukë Challah 35 metra të gjatë.

Federatat Hebraike të Amerikës së Veriut (JFNA) së bashku me Unionin Ortodoks, janë bashkuar për të tentuar shënimin e një rekordi të ri botëror.

JFNA është një organizatë që përfaqëson më shumë se 400 komunitete hebreje, dhe shpërndan mbi 2 miliardë dollarë çdo vit për bamirësi.

Bëhet e ditur se mbi 90 kilogramë brumë të papjekur janë vendosur në një kamion dhe janë dërguar për pjekje në furrën David’s Cookies në New Jersey

Krijimi i bukës masive është bërë pjesë e festës “Shabbat of Love” që synon bashkimin e sa më shumë hebrenjve.

Nëse kjo gjatësi vërtetohet, buka do të vendos një rekord të ri botëror. /Telegrafi/