Site icon Telegrafi

Heather Locklear përfundon në psikiatri, rrahu të dashurin

Heather Locklear (Photo by Amanda Edwards/Discovery via Getty Images)

Aktorja e famshme sërish ka probleme psikike dhe për këtë ka përfunduar në spital.

Heather Locklear është mbyllur në një dhomë psikiatri pasi rrahu të dashurin e saj dhe e nxorri jashtë shtëpisë.

Kështu së paku raporton e përditshmja britanike “Daily Mail”, e cila ka sjell edhe një imazh të 57-vjeçares.

Në fakt, artistja ka zgjedhur të mbulohet me një çarçaf të bardhë gjersa bartet me një karrocë për njerëzit në nevojë.

Lajmi erdhi disa muaj pasi aktorja u arrestua për disa incidente rreth alkoolit dhe dhunës fizike.

Lexo po ashtu Femrat më të bukura që nga vitet e 90-ta deri më sot (Foto)

Bëhet e ditur se biondina do të qëndrojë në repartin e psikiatrisë për 14 ditë ku më pas do t’i bëhet një vlerësim mendor.

Kohët e fundit, ajo kërcënoi se do bënte vetëvrasje dhe do të kryente disa krime të tjera. /Telegrafi/

Exit mobile version