Telegrafi

Hazz dhe Bllind – dy emrat e rinj të skenës debutojnë me projektin e tyre të parë muzikor “E kalume”

Foto: BlackFish/YouTube

Estrada shqiptare çdo herë e më shumë po pasurohet me emra të rinj që po i shtohen tregut, të cilët po sjellin freski në muzikën moderne.

Të tillë janë Hazz & Bllind, dy emra të rinj të cilët kanë vendosur të debutojnë me projektin e tyre të parë muzikor, “E kalume”.

Melodia dhe teksti janë realizuar nga vet dyshja, gjersa për masteringun dhe incizimin është kujdesur Genc Prelvukaj.

Foto: BlackFish/YouTube

Klipi është punuar nga produksionit BlackFish Entertainment.

Hazz është një djalë tejet i talentuar i cili jeton dhe vepron në Kosovë, teksa Bllind ka disa vite që jeton në Gjermani.

Pas këtij projekti muzikor, dy djelmoshat i janë futur punës për këngën e tyre të dytë. /Telegrafi/