Estrada shqiptare çdo herë e më shumë po pasurohet me emra të rinj që po i shtohen tregut, të cilët po sjellin freski në muzikën moderne.
Të tillë janë Hazz & Bllind, dy emra të rinj të cilët kanë vendosur të debutojnë me projektin e tyre të parë muzikor, “E kalume”.
Melodia dhe teksti janë realizuar nga vet dyshja, gjersa për masteringun dhe incizimin është kujdesur Genc Prelvukaj.
Klipi është punuar nga produksionit BlackFish Entertainment.
Hazz është një djalë tejet i talentuar i cili jeton dhe vepron në Kosovë, teksa Bllind ka disa vite që jeton në Gjermani.
Pas këtij projekti muzikor, dy djelmoshat i janë futur punës për këngën e tyre të dytë. /Telegrafi/