Hazy dhe Shkurte Gashi kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor.
“A ke mendu” titullohet kënga e tyre, të cilën e kanë shoqëruar edhe me videoklip.
Ndonëse i përkasin zhanreve të ndryshme, ky bashkëpunim besohet se do pritet mirë edhe nga publiku.
Teksti dhe muzika është kompletuar nga Hazy me producim nga MB Music.
Për klipin vlen të ceket se u përkujdes produksioni i njohur nga Shqipëria, Max Production.
Shkurte në ndërkohë vjen në formë të mahnitshme në videoklip, duke dëshmuar se vitet janë vetëm numra për të.
Ajo tashmë ka shumë vite në skenë dhe nuk ka dyshim se është njëra nga artistet më të dashura për publikun. /Telegrafi/