Site icon Telegrafi

Haziri tha se mbështetja e qytetarëve për Presidenten është 8 për qind, reagon Kadaj-Bujupi

Donika Kadaj-Bujupi, këshilltare e presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj një deklarate të nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri lidhur me mbështetjen e qytetarëve ndaj presidentes.

Haziri ka thënë se sipas sondazheve, mbështetja e qytetarëve për Osmanin është 8 për qind.

Por një gjë e tillë nuk qëndron sipas Kadaj-Bujupit, e cila duke cituar sondazhet ndërkombëtare ka thënë se Osmani gëzon mbi 70 për qind të mbështetjes qytetare.

“Pak fact-checking ➡️ Sipas sondazhit të UBO-s dhe sondazheve ndërkombëtare në Kosovë, të cilat i kanë pa të gjithë liderët partiakë dhe ata të institucioneve, në pyetjen nëse Vjosa Osmani e meriton të vazhdojë punën si Presidente, ??% janë përgjigjur se ??, ndërsa vlerësimi për Presidencën si institucion është mbi ??%”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ndërsa sipas saj, në vlerësimin se çfarë mendimi kanë për Presidenten në notën 1 deri 5, ajo ka vlerësimin më të lartë në Kosovë me 3.6, që në përqindje është ??%.

“Me gjasë ish-kryetari i Gjilanit e ka marrë si shumë seriozisht shprehjen ‘Fake it till you make it’ – ‘gënje deri sa t’ia arrish qëllimit’. Lutë, shprehja nuk i aplikohet publikimit të lajmeve, se pastaj është veç Fake News. PS; Kushdo që dëshiron t’i shohë rezultatet e sondazhit, lajmërohuni dhe ua tregoj”, ka përfunduar Kadaj-Bujupi. /Telegrafi/

Exit mobile version