Telegrafi

Haziri reagon pas lajmit të montuar: Në Gjilan s’ka coronavirus

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka reaguar pas lajmit të montuar që u publiku në rrjete sociale kinse në Gjilan është lajmëruar një rast me coronavirus.

“Është lajm i rrejshëm. Në Gjilan nuk ka asnjë rast që është lajmëruar me coronavirus. Ne jemi në bashkëpunim të vazhdueshëm të gjitha institucionet në nivel lokal dhe qendror, që përfshihet MASHT, IKSHP, Hidromorava dhe të gjitha institucionet tjera. Po e zbatojmë planin për preventivë sipas rekomandimeve”, ka thënë Haziri.

Lexo po ashtu Sqarim: Telegrafi demanton lajmin e rrejshëm, të montuar që coronavirusi ka arritur në Gjilan

Haziri i ka ftuar organet e drejtësisë që ta hetojnë këtë rast që ka shkaktuar panik te qytetarët, në mënyrë që të parandalohen në të ardhmen.

Ndryshe ky lajm i montuar u shpërnda në rrjetet sociale kinse u publikua nga Telegrafi. /Telegrafi/