Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, ka reaguar ndaj të gjithë atyre që po dhënë para për të paguar dënimin që morën nga FIFA, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.
Haziri, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se të gjithë ata që po tentojnë të mbledhin 25 mijë euro, për të paguar dënimin për simbolin e shqiponjës nga futbollistët e Zvicrës, janë injorantë dhe të korruptuar.
Postimi i plotë i Hazirit:
“Po lexoj e ndigjoj budallaki të llojit të vetë. Ministra e deputetë po kërkojnë me ja pagu dënimin që u shqiptua për Shaqën e Xhakën. A jeni n’veti bre? A po mendoni që jeni ma t’pasun se Federata e Futbollit zviceran, se konfederata e Zvicres apo edhe se lojtarët, a?!
Nji gja dijeni: ata nuk marrin pare të korruptueme. Nashta edhe keni harrue që ‘çdo dhuratë ma shumë se 50 euro asht korrupsion”. Nejse, të korruptuemit nuk e lexojnë mirë këtë punë!
Edhe nji politikan ia kish kujtue BE dhe ShBA që ish-ministri i Milosevic asht ba president i Serbisë. Po get keni harrue që para se me u ba president, ka qenë edhe kryeministër. Marre asht me manipulue me ‘pagesa’ e memory. Fajtori dihet!
#manupilanta #injoranta #tëkorruptuem” (sic.), ka shkruar Haziri. /Telegrafi/