Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri i bindur që do të votohet për presidente, Vjosa Osmani.
Në një postim në rrjetin e tij social Facebook, Haziri ka shkruar: S’ka shpëtim, veç vonim.
Disa orë më herët, Haziri ka pas edhe një postim tjetër ku ka uruar për presidente, Vjosa Osmanin.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjfuca, ka njoftuar se seanca për zgjedhjen e presidentit është ndërprerë dhe do të vazhdojë nesër, prej orës 17:00.
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka thënë se në këtë formë siç është duke u votuar në Kuvendin e Kosovës, nuk është konsumuar raundi i parë i votimit dhe kjo sipas tij mund të vazhdojë deri më datë 5 maj.