Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur për komentet që Vjosa Osmani i ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me dekretin e presidentit Thaçi për Avdullah Hotin.
Haziri në RTV Dukagjini ka thënë se nuk e ka informacionin e plotë por që sipas tij Osmani nuk mund të del nga konsistenca e saj politike.
“Nëse Gjykata Kushtetuese e ka pyetur Vjosa Osmanin në cilësinë e kryetares së Kuvendit natyrisht që ajo është përgjigjur, dhe përgjigjja e saj nuk mund të del jashtë konsistencës së saj politike që e ka thënë edhe me rastin e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë edhe atë që e ka deklaruar për rastin e votimit të qeverisë. Praktikisht ajo ka reaguar si kryetare e Kuvendit të Kosovës”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ndryshe, po sot kryetari i LDK-së, Isa Mustafa gjatë një interviste në televizionin publik ka deklaruar se për qëndrimet kundër partisë, Vjosa Osmani do të ballafaqohet me pasoja.
Osmani në komentin e saj drejtuar Gjykatës Kushtetuese ka thënë se përmes dekretit Thaçi ka tejkaluar kompetencat e veta duke ndërhyrë në kompetenca të institucioneve tjera./Telegrafi/