Site icon Telegrafi

Haziri për koalicionin LVV-LDK: Mos keni dert, nuk bëhet fjalë për ndarje të ‘kulaçit’

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se nuk ekziston asnjë lloj ngërçi dhe asnjë lloj hezitimi sa i përket të ardhmes në ndërtimin e një koalicioni LVV-LDK, si fitues të zgjedhjeve të fundit nga kampi opozitar.

Haziri ka thënë se mes LDK-së dhe LVV-së, janë arritur shumë pajtueshmëri, siç janë ato në sektorin e ekonomisë, shëndetësisë dhe në sektorin e politikave terciale, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu LVV insiston për takimin e liderëve, LDK thotë se takimi do të ndodhë kah mesi i javës së ardhshme

Në shkrimin e bërë në Facebook, Haziri ka thënë se arsyeja e vetme e vonesave është çështja e ankesave sa i përket rezultateve të numërimit, siç ka shkruar ai nuk bëhet fjalë për ndarje të ‘kulaçit’.

Ky reagim erdhi pasi, zyrtari i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se “debati për stadiumin nacional, është përpjekje për ta zhvendos vëmendjen nga problemi i mospajtimit që e kanë në ndarje të kulaçit LDK dhe LVV”.

Ndryshe, sipas rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 220 mijë e 811 vota apo 26,159 për qind kurse LDK 206 mijë e 458 vota apo 23,458 për qind./Telegrafi/

Exit mobile version